Çdo përdorues i shërbimeve postare të kompanisë Box Net ka të drejtë të ankohet apo të kërkojë sqarime tek ofruesi i shërbimit postar, në rast se konstaton shkelje në përmbushjen e termave dhe kushteve të përgjithshme të ofrimit të Shërbimit Postar:
– Të tarifave të ofruara, si dhe të cilësisë së shërbimit të ofruar për Shërbimet Postare;
– Për ofrimin e shërbimit, nëse ankesa i referohet cilësisë së shërbimit të ofruar.
– Nga marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar.
Përdoruesi i Shërbimit Postar mund të paraqesë ankimin me shkrim brënda 30 ditëve: Pranë zyrave të kompanise dhe/ose me email në adresen zyrtare: info@e-boxnet.com!
Ankesa duhet të ketë të specifikuar qartë dhe me detaje pretendimet e Përdoruesit të Shërbimit Postar prane kompanisë Box Net si: Dëmtim i Dërgeses, Vonesë në realizimin e Shërbimit, Tarfifim jo i drejtë, Shkelur të drejtat e Privatesisë …etj.
Pas marrjes së ankesës, Box Net duhet të verifikojë ankesën dhe pas verifikimit, të kthejë një përgjigje jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së ankesës nga Klienti / Përdoruesi i Shërbimit Postar.
Nëse Klienti / Përdoruesi i Shërbimit Postar nuk është dakord me përgjigjen me shkrim të ofruesit të shërbimit postar “Kompanise Box Net” , atëherë Klienti / Përdoruesi i Shërbimit Postar i drejtohet institucionit të AKEP bazuar ne ligjin Nr. 46/2015 PËR SHËRBIMET POSTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.
AKEP, shqyrton të gjitha provat e paraqitura dhe brënda 30 ditëve nga marrja e kërkeses, merr vendimin lidhur me mosmarreveshjen. Ky vendim është i detyrueshëm për të dyja palët, nëse nuk kundërshtohet brënda 30 ditëve nga dita e marrjes dijeni në gjykatën kompetente, sipas legjislacionit në fuqi. 285. AKEP, zgjidh mosmarrëveshjet në mënyrë transparente, të shpejtë, objektive dhe jodiskriminuese.
AKEP, përcakton procedurat dhe strukturën përkatëse për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me anë të një rregulloreje, e cila publikohet në faqen zyrtare të AKEP-it.